Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama në Tropojë: Unë me Saliun si Reali me Kukësin

Kryetari i Partisë Socialiste hapi sot fushatën elektorale në Tropojë ku ftoi tropojanët të votojnë Partinë Socialiste.

Duke qenë se ndodhej në vendlindjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama e përmendi dhe këtë të fundit, duke kërkuar që qytetarët të bëjnë dallimin mes votimit me zemër dhe me mendje, shkruan Shqiptarja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Do dali ndonjë këtu dhe do thotë, ‘si tia bëj unë që e kam zemrën te Saliu’. Por vota nuk është punë zemre, por është punë mendje, interesi për familjen tate. Unë mund të sjell ndryshime, unë jam zhvillimi. Se unë dhe Saliu jemi si Reali me Kukësin, jo se Kukësi nuk është gjë (qesh)".

Mandej Rama theksoi se po të mos ishte për të, Basha do të ishte ende në çadër.

“U kemi dhënë shembullin se PD nuk janë armiqtë tanë. Kush jua shpëtoi Lulin juve, Saliu apo unë, kush jua nxorri partinë nga çadra, kush jua solli në zgjedhje, kush jua dha juve demokratëve mundësinë të shkoni të votoni? Jua dhamë ne, se përpara se njerëzi të jenë socialistë dhe demokratë janë të një gjaku dhe të një qëllimi. Po të donit më shumë pushtet për vete, Lulin do e kishit me rrobabanje në plazh nën çadër, kurse ne do prisnim 25 qershorin dhe do kishim pushtetin më të madh që ka pasur ndonjë parti në pluralizëm. Por jo, ne nuk duam pushtet për vete, dhe kur ju them na ndihmoni dhe ju ndihmojmë, e kam fjalën, më shumë pushtet për ju”.