Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dëshmi që Kosova s’kontrollon veriun, kompania kanadeze hulumton për minerale afër Zubin Potolut

Se institucionet nuk kanë kurrfarë kontrolli mbi pjesën veriore dëshmohet në mënyra të ndryshme çdo ditë.

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale nuk ka asnjë informacion se kompania nga Kanadaja “Altair Resources” ka blerë aksionet e kompanisë "A.GJ.A." Sh.p.k., së cilës i ka dhënë licencë KPMM-ja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përfaqësuesit e kompanisë kanadeze kohë më parë kishin realizuar disa fotografi me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, dhe me ish-ministrin e Ambientit, Ferid Agani, por nuk e kishin njoftuar se kanë blerë aksionet.

Në KPMM është ngritur alarmi pas interesimit të KTV-së lidhur me këtë kompani, e cila kishte njoftuar në faqen e internetit rreth planeve që i ka për investime në Crepuljë të Zubin Potokut.

Zyrtarë të “Agja shpk”, i kanë thënë KTV-së se të njëjtit ia kanë shitur 90% të aksioneve kompanisë kanadeze dhe të gjitha këto zhvillime kanë ndodhur për shkak të një keqkuptimi.

Kohavisioni ka dërguar pyetje në adresë të kompanisë kanadeze, por i vetmi që është përgjigjur është inxhinieri shqiptar Alaudin Kodra. Ai ka shprehur habi me deklaratën e KPMM-së sepse thotë se ky institucion është njoftuar për blerjen e aksioneve nga kanadezët.