Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka thënë se të zgjedhurit e rinj të Kosovës duhet të votojnë demarkacionin.
Përmes një videomesazhi para studentëve të Kosovës, atyre të rajonit dhe ndërkombëtarë që mbajtën një mbledhje simultative në Kosovë, ndër të tjerash u diskutua edhe çështja e liberalizimit të vizave, ku Lunacek ka ripërsëritur kërkesën për demarkacionin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shpresoj se të zgjedhurit e rinj pas 11 qershorit do të veprojnë përgjegjshëm dhe do ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi dhe do ta luftojnë seriozisht korrupsionin-dy kushtet kyçe për liberalizimin e vizave”, ka thënë Lunacek, raporton KP.
Ndër të tjerash, studentët në këtë mbledhje kanë diskutuar edhe për luftimin e terrorizmit.
“Sa i përket terrorizmit, forcat e vendeve të Bashkimit Evropian duhet të bashkëpunojnë më tepër në luftimin e këtij fenomeni”, ka shtuar Lunacek.