Dhoma e Posaçme, brenda një periudhe të shkurtër, mund të ketë më shumë se 20 gjyqtarë.
Reagimet e fundit nga Avokati i Popullit, që në këtë gjykatë janë grumbulluar lëndët e pazgjidhura si pasojë e numrit të kufizuar me ligj të gjyqtarëve, priten të merren parasysh nga Ministria e Drejtësisë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy dikaster ka konfirmuar se tashmë ka formuar grupin punues, i cili do të merret me ndryshimet në ligjin për Dhomën e Posaçme.
Nga Instituti për Drejtësi thonë se ndryshimet e tilla duhet patjetër të bëhen. Sipas këtij Instituti, ndryshimet e tilla do të ndikonin në menaxhimin më të mirë të kësaj gjykate.
Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës, ku do të diskutohet ndryshimi i këtij ligji, thonë se këtë çështje do ta trajtojnë me prioritet.
Aktualisht Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme funksionon me 20 gjyqtarë, 7 ndërkombëtarë dhe 13 vendës.