Pavarësisht deklarimeve të liderëve të partive në pushtet se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, takimet me elektorat të kryeministrit Isa Mustafës dhe prezantimi i platformës qeverisëse nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli, shihen si parapërgatitje për zgjedhje të reja në vend.
Njohës të çështjeve politike thonë se edhe mosratifikimi i demarkacionit në Kuvend mund të prodhojë zgjedhje të parakohshme në muajin maj, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, opozita në vazhdimësi ka kërkuar zgjedhje të reja, të cilat sipas tyre, do të sjellin ndryshime në vend.
Përveç opozitës, edhe disa deputetë të koalicionit qeverisës nga radhët e PDK-së, siç janë Shukri Buja dhe Shaip Muja kanë kërkuar prishje të koalicionit dhe që vendi, sipas tyre, të shkojë në zgjedhje të parakohshme.