Arbëri

Ismaili tregon për parregullsitë që qytetarët mund t’i raportojnë në “Voto dhe Vëzhgo”

Valmir Ismaili nga Demokracia Plus ka qenë i ftuar në Interaktiv të KTV-së, për të sqaruar edhe njëherë detaje të fushatës “Voto dhe Vëzhgo”.

Sipas Ismailit, ideja e kësaj fushate është që të ofrohet një mjet shtesë për të

të garantuar një mjet shtesë për mbrojtjen e votës.

“Përmes një mesazhi pa para në 500 88, qytetarët mund të raportojnë për çdo parregullsi që mund të shohin jashtë apo brenda qendrave të votimit”, ka thënë Ismaili, derisa ka përmendur disa nga parregullsitë që qytetarët mund të raportojnë.

“Nëse shohin se dikush është duke asistuar më shumë se njëherë në një pikë votimi, nëse shohin duke u fotografuar vota, nëse shohin persona të paautorizuar në qendra votimi, nëse vërejnë materiale propaganduese në një diametër prej 100 metrash, e të tjera”, ka thënë ndër të tjera Ismaili.

Ai ka treguar se pas kësaj, do të jetë një qendër ku do të jenë 25 vullnetarë, të cilët do t’i mbledhin këto mesazhe dhe do t’i kategorizojnë.

“Më pas ato do të shikohen dhe ato që kanë përmbajtje të veprave penale të procedohen tutje”, ka thënë Ismaili.

do të pranohen më shumë se 5 SMS prej secilit numër, për t’iu shmangur mundësisë që të keqpërdoret nga dikush. Kërkojmë që të jepen sa më shumë informata, për vendin, lokacionin, vendvotimin. Anonimiteti është i garantuar”, ka thënë Ismaili.