Shqetësuese është cilësuar nga shoqëria civile iniciativa zyrtare e ndryshimeve ligjore, nëpërmjet të cilave synohet që Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale t’i jepen kompetenca ekzekutive përkitazi me qasjen në dokumente publike.
Pikërisht kjo Agjenci është parë deri tash si një nga mekanizmat që, në masë, pengonte të drejtën kushtetuese të qasjes në këto dokumente.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReagimi është bërë të hënën, ditën kur “Koha Ditore” ka publikuar përmbajtjen e një Koncept-dokumenti, sipas të cilit kompetenca për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për qasje në dokumente publike, nuk do të delegohet tek një institucion i ri që ishte paraparë të themelohej – te komisari për informim.
Detyrat që ishin paraparë t’i kryente ai, është vendosur t’i kalojnë Agjencisë. Dhe, bazuar në dokument, sa i përket së drejtës në qasje në dokumente publike, ky institucion parashihet të vendosë për ankesat kundër vendimit të institucionit në shkallë të parë që ka refuzuar kërkesën për qasje, ose ka shkelur të drejtën për ripërdorimin e informatave të sektorit publik, pastaj të ushtrojë detyra të mbikëqyrjes inspektuese të institucioneve publike, e edhe të lëshojë vendime për institucionet, të cilat shkelin të drejtën e qasjes në dokumente publike. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.