Kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq deklaroi të hënën se “nuk ka dyshim se Prishtina po tenton të shkaktojë tensione” në prag të zgjedhjeve në Kosovë.
Simiq, në një deklaratë për media, kryetarin e Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq dhe të birin e tij Aleksandar, i ka quajtur “klan në shërbim të Prishtinës”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dje, aktivistët e Listës Serbe janë sulmuar, dje është sulmuar Serbia, pasi që nëse dikush kërcënon aktivistët e Listës Serbe, kërcënon sigurisht edhe shtetin tonë... Pra, nëse prokurori shqiptar liron dikë krahas dhjetë dëshmitarëve të cilët pohojnë se Aleksandar Jabllanoviq sulmoi aktivistët tanë, atëherë këtu gjërat janë plotësisht të qarta”, tha Simiq, transmeton KP.
Sipas tij, populli serb duhet ta di se kush qëndron prapa “klanit Jabllanoviq” dhe seriozitetin e situatës.
“Këtë nuk do t’ua lejojmë”, ka theksuar Simiq.