Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, po merr pjesë në sesionin e 54-të të Sallonit të Bujqësisë, një prej panaireve më të mëdha të bujqësisë në botë, në të cilin prezantohen zhvillimet e bujqësisë në Francë, si dhe në vende të ndryshme të botës.
Gjatë kësaj vizite, e cila po bëhet me ftesë të homologut të tij francez, Stephane Le Foll, ministri Krasniqi ka takuar ministrat pjesëmarrës nga shtete të ndryshme, si dhe zyrtarë e përfaqësues të institucioneve të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare franceze që kanë në fokus bujqësinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë këtyre takimeve, i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Paris, Qëndrim Gashi, ministri ka prezantuar edhe të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në këtë sektor me vendet e ndryshme, pjesëmarrëse në këtë eveniment.
Ndryshe, Kosova dhe Franca kanë bashkëpunim të vazhdueshëm në bujqësi, me theks të veçantë në shkëmbimin e ekspertizave në verari, blegtori dhe nënsektorë të tjerë.