Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ekspertë ndërkombëtarë në Prishtinë flasin për të drejtat digjitale

grup i ekspertëve dhe aktivistëve nga Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Suedia, Irlanda, Bosnje-Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova do te mblidhen në Prishtine për një konferencë dy-ditore mbi të drejtat digjitale, njofton kumtesa zyrtare e organizatorëve, transmeton Koha.net.

Këto të drejta nënkuptojnë kryesisht privatësinë, lirinë e të shprehurit dhe lirinë e mediave, por edhe të drejta tjera që cenohen sidomos me shfrytëzim të internetit dhe teknologjive tjera digjitale ne përgjithësi. Konferenca organizohet nga dy OQJ Kosovare, LENS dhe KCIC ndërsa financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shoqëria civile në Kosovë, ka ngritur vazhdimisht shqetësime për keqpërdorimin e teknologjisë dhe për shkeljet e të drejtave të njeriut që rrjedhin nga to. E zëshme ishte shoqata për privatësi, media dhe teknologji LENS nga Prishtina, e cila është edhe bartës i këtij projekti. Në vitin 2016 është themeluar një rrjet i organizatave për mbrojtjen e të drejtave digjitale ku po ashtu bëjnë pjesë edhe STIKK, KDI, PEN, IKS, KS-Kosova, EC, QTSGJ, FIT, QKSS, INDEP, CSD, Kosovo 2.0 si dhe rrjeti CIVIKOS.

Në Prishtinë me 7 dhe 8 Qershor, të mërkurën dhe të enjten, të interesuarit do të kenë rast të dëgjojnë prezantime nga Privacy International, Digital Rights Ireland, DEMOS, Big Brother Watch UK, si dhe aktivistë dhe akademik tjerë nga perëndimi dhe rajoni.

Në fjalët e ekspertit ndërkombëtar të angazhuar në projekt, Petrus Theuntisz, “Shoqëria civile e Kosovës i bashkohet një koalicioni të fuqishëm ndërkombëtar i cili po kontribuon ruajtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në një formë tërësisht të re dhe deri vonë të panjohur”.