Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka uruar Adem Demaçin për ditëlindjen e 81-të, ndërsa thotë se ai është si një nga gurët e themelit të lirisë së Kosovës.
Vesli gjithashtu thotë se ai ka qenë burim frymëzimi për shumë breza, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot është ditëlindja e 81-të e Adem Demaçit, i cili me jetën dhe veprën e tij ka shërbyer si far orientues dhe burim frymëzimi për brezin tim dhe breza të tërë të tjerë në përpjekjet tona për liri. Që nga burgosja e parë, në vitin 1958, kur ishte vetëm 22 vjeç, ai u bë një nga zërat më të fuqishëm kundër gjendjes së robëruar të popullit tonë nën okupimin jugosllav. Kosova e lirë dhe e pavarur, që po shijojmë sot, të ka ty si një ndër gurët e themelit të saj. Ne të jemi përherë mirënjohës. Ditë të këndshme sot, Baca Adem”, ka shkruar Veseli.