Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli: T’i largojmë nga pushteti njerëzit që e kanë zhvatur Kosovën

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, të shtunën i ka bërë thirrje elektoratit që të dalë masovisht në zgjedhjet e 11 qershorit, në mënyrë që të largohen nga pushteti, siç u shpreh ai, “njerëzit që kanë zhvatur Kosovën për vite me radhë”.

Aleanca Kosova e Re, me një pjesëmarrje masive të qytetarëve të Hajvalisë, ka hapur fushatën zgjedhore në Hajvali të Prishtinës, ku bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky koalicion do ta krijojë një qeveri ndryshe për Kosovën. Ju bëj thirrje të gjithëve që të dilni me 11 qershor masovikisht dhe t’i largojmë nga pushteti njerëzit që e kanë keqpërdorur besimin e tuaj dhe kanë zhvatur Kosovën për vite me radhë”, tha Pacolli.

Ai tha së ka ardhur koha që të gjithë së bashku ta votojnë të nominuarin për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, pasi sipas tij ai është alternativa e vetme.

Lideri i AKR-së premtoi se Hajvalia dhe i gjithë Gollaku do të qëndrojnë pas Hotit dhe “koalicionit të shpresës”.

Ndërsa kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, ka premtuar se “koalicioni i shpresës” do të bëjë kontratë me qytetarë, e cila siguron zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe ardhmëri me prosperitet, duke shtuar se kjo kontratë do të zbatohet në përpikëri.

Hoti iu ka bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë koalicionin e shpresës dhe ka shtuar se, është e vetmja alternativë që do të ofrojë arsimim cilësor, shtet të së drejtës dhe pa korrupsion.

Ai kërkoi nga qytetarët që ta vlerësojnë vetë se kush e mban fjalën dhe kush nuk e ka mbajtur asnjëherë.