Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, në 12 vjetorin e vrasjes së gazetarit dhe publicistit, Bardhyl Ajeti, ka kërkuar zbardhjen e rastit dhe autorët ta marrin dënimin e merituar.
Haziri e ka vlerësuar lart Ajetin për guximin dhe profesionalizmin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot e asaj dite, vrasja e tij mbetet enigmë. Kërkoj nga organet e shtetit që ta zbardhin sa më parë këtë dhe vrasjet tjera dhe autorët ta marrin dënimin meritor. Veç në këtë mënyrë eshtrat e Bardhylit dhe të tjerëve të pushojnë të qetë. Bardhylin do ta kujtojmë përgjithmonë për guximin dhe kontributin e tij të madh në gazetari e publicistikë”, ka thënë Haziri.