Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kritikohet lavdi që ministri i Arsimit ia dha në fushatë një kolegji privat

Zyrtarë të partive politike në Kosovë po e vazhdojnë fushatën politike, duke shfrytëzuar çdo mundësi që kanë.

Një gjë të tillë e ka bërë ministri në largim i Arsimit, Arsim Bajrami, i cili ka shfrytëzuar një takim elektoral me studentë për të lavdëruar një institucion arsimor privat, në kohën kur nxënësit e shkollave të mesme pritet t’i nënshtrohen provimit për regjistrim në universitet, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bajrami ka lavdëruar kolegjin AAB duke e quajtur si kolegji “më cilësor në Kosovë, por edhe në rajon”.

Pas kritikave në rrjetet sociale, ministri në largim është përgjigjur me shkrim, duke thënë se po punojnë që t’i mbështesin kolegjet private në zhvillimin e tyre në një konkurrencë të barabartë me universitetet publike.

Mirëpo, sipas njohësit të çështjeve arsimore, kjo fushatë e ministrit në largim në këtë kohë, është e papranueshme.

Ndërkaq, Krenar Shala ka thënë se ministri në largim ka shkelur kodin e zgjedhjeve. Ministri në largim, Arsim Bajrami, ka qenë edhe profesor në Kolegjin AAB.


Kritikohet lavdi që ministri i Arsimit ia dha... by kohanet