Për 4 vota të minoritetit serb, Kosova dështoi të krijonte ushtrinë e saj.
Ky dështim tashmë është kthyer në triumfin më të madh të Listës Serbe e cila të gjithë fushatën elektorale e ka përqendruar tek mburrja se si e pamundësoi krijimin e ushtrisë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbi këtë triumf, Lista Serbe kërkon sërish votën, për ta vazhduar bllokadën. Ky është një paralajmërim për një sfidë të radhës për cilëndo parti që do të udhëheq me ekzekutivin.
Sidoqoftë, përmendja e krijimit të ushtrisë në fushatën elektorale nuk vlerësohet si e ndershme.
pasi, pavarësisht se kush do të udhëheq me vendin, krijimi i ushtrisë është proces që do të ndodhë dhe tashmë është dëshmuar se nuk është në dorën e një subjekti politik. Premtimi për ushtrinë është pjesë e fushatës edhe e partive shqiptare.
Kosova tentoi disa herë që ta krijojë ushtrinë, por u ballafaqua me kundërshtimin të Beogradit nëpërmjet Listës Serbe.
Edhe tentimi i presidentit Thaçi për ta bërë ushtrim vetëm me ligj dhe pa ndryshime kushtetuese, hasi në kundërshtimin e ndërkombëtarëve gjë që e zmbrapsi Thaçin nga vendimi.
FAK-u sërish në fushatë, serbët e quajnë sukses... by kohanet