Në sy të ambasadorit amerikan, i cili përfaqëson shtetin më demokratik në botë, aty ku fjala e lirë është mbi gjithçka, një studenti i mohohet kjo liri.
Në ditën e diplomimit të tij, ky student ka shprehur zhgënjimin se pasi ta marrë këtë diplomë, do të mbetet pa punë ose do të punojë kamerier, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor kjo ndërhyrje e tij, gjatë kohës sa po fliste ministri Arsim Bajrami, atij i kushtoi me ndërhyrje të menjëhershme të sigurimit, të cilët e nxorën zvarrë nga salla.
Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ministri vazhdoi fjalën, e ambasadori amerikan nuk reagoi fare. Derisa rektori i universitetit, Marijan Demaj, pret nga diplomuarit që të ndihmojnë zhvillimin e shtetit, ambasadori amerikan ka shfrytëzuar edhe këtë rast që të bëjë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Ambasadori ka thënë se të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk janë shtetet perëndimore ato që vendosin për fituesin e zgjedhjeve, por janë qytetarët me vullnetin dhe votën e tyre.
Studenti nxirret zvarrë jashtë nga ceremonia e... by kohanet