Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një kumtese ka njoftuar për parashikimin e motit që do të mbajë gjatë vikendit në vendin tonë.
Në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe jo stabil, i përcjellur me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo gjendje meteorologjike e pa qëndrueshme do ta përfshijë pjesën më të madhe të territorit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme por që dominues do të mbetet drejtimi i verilindjes , ku shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s.