Dogana e Kosovës thotë të ketë vazhduar me performacë të lartë në mbledhjen e të hyrave, derisa në pesë mujorin e parë të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar me 11,2 milionë më shumë.
Sipas Doganës, krahasimi në mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që ka një rritje prej rreth 3 % më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër mbi 11 milionë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Derisa gjatë vitit 2016 dogana kishte mbledhur 390,3 milionë euro kurse gjatë këtij viti kemi arritur të kalojnë 401,5 milionë, vërehet rritje tek taksa e TVSH-së me 6.8 % dhe tek akciza me 2.8 % më shumë se viti i kaluar. Derisa me projeksionin (1 miliard e 100 milionë) të përcaktuar për vitin 2017 dogana është në nivelin e mbledhjes prej 99%”, thuhet në komunikatën e Doganës.
Dogana ka ftuar qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim.