Mendoj se është e domosdoshme që edhe Kosova e edhe Serbia të zbatojnë atë që janë marrë vesh në Bruksel, ka deklaruar sot nënkryetarja e Parlamenti Europian. Ulrike Lunaçek, e cila ka qenë raportuese për Kosovën, transmeton Koha.net.
“Sinqerisht nuk dëshiroj të dëgjoj se çdo gjë duhet biseduar nga fillimi. Por, duhet zbatuar atë që është premtuar. Kjo vlen për të dy palët”, citon FoNet të ketë thënë Lunaçek për DW.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Parlamentin Europian krejtësisht qartë themi se kjo vlen edhe për Serbinë, pra nuk jemi të njëanshëm, por theksojmë se edhe Serba ka shumëçka për të plotësuar ka konstatuar Lunaçek.
Mendoj se edhe Kosova e edhe Serbia kanë humbur shumë kohë sepse nuk e kanë zbatuar atë për të cilën janë pajtuar.
“Pra, jo negociata të reja, por zbatim, zbatim, zbatim”, ka thënë Lunaçek.
Lidhur me zgjedhjet në Kosovë, Lunaçek ka shfaqur shpresën se shumica qeveritare në Kosovë do ta ratifikojë Marrëveshjen për kufi me Malin e Zi dhe se do ta luftojë korrupsionin.