Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, ka thënë se nuk e sheh si problem çështjen e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke shtuar se tashmë shteti i tij e ka përfunduar këtë proces.
“Ne nuk e shohim këtë çështje si një pengesë, sepse ne e kemi përfunduar këtë proces. Ne thjesht i kemi pranuar kufijtë nga koha e ish-Jugosllavisë. Këtë kufi e ka konfirmuar edhe një komision ndërkombëtar”, ka thënë Darmanoviq gjatë një interviste për Deutsche Welle.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDemarkacionin ai e sheh më shumë si problem politik në Kosovë mes qeverisë dhe opozitës.
“Ne në Vjenë kemi nënshkruar një marrëveshje me Kosovën dhe kjo marrëveshje është miratuar në Parlamentin e Malit të Zi. Ky është një problem që ka të bëjë më shumë me luftën politike në Kosovë, me parlamentin e tyre, me luftën mes qeverisë dhe opozitës”, ka shtuar Darmanoviq.
Ai ka thënë se Mali i Zi nuk e ka problem ta presë Kosovën për ta përfunduar këtë çështje.