Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim shefin e misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, Alojz Peterle.
Hoxhaj ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes në mes të tij si ministër i Jashtëm dhe shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova, në emër të Bashkimit Evropian flet për përkushtimin e Kosovës që të kemi zgjedhje të organizuara mirë dhe një mbarëvajtje që jep shembull edhe për vendet e tjera të rajonit që gjenden në proceset zgjedhore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se kjo marrëveshje është vazhdimësi e organizimit të mirë të zgjedhjeve nga ana e institucioneve të vendit, dhe përkushtimit që vota e qytetarit të lexohet drejt edhe jashtë kutisë.
“Kemi nënshkruar marrëveshjen me BE-në në vazhdimësi të dhënies së shembullit të mirë për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të drejta dhe demokratike, dhe të garantimit që vota e qytetarit të lexohet drejtë edhe pas 11 qershorit”, ka thënë Hoxhaj.
Në emër të PDK-së, Hoxhaj ka thënë se partia e tij do t’i respektojë rregullat dhe të gjitha normat e aprovuara me rregulloret dhe ligjet respektive për fushatën zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.
Ai ka thënë se për PDK-në është i rëndësishëm vendimi i qytetarit dhe se do ta njohin rezultatin e zgjedhjeve që do të shpallet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.