Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria serbe preferon shqiptarët në varreza masive, nën këmbët e gjeneral Dikoviqit

Pasi ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, mbrëmë nuk i është lejuar hyrja në shtetin serb, ndër të parat që ka reaguar ka qenë aktivistja për të drejtat e njeriut – Natasha Kandiq.

"Presidentja e Kosovës nuk ka marrë lejen për hyrje në Serbi. Qeveria preferon shqiptarët në varreza masive, nën këmbët e gjeneral Dikoviqit"- ka qenë postimi i Kandiq në Twitter pasi u dha lajmi se Atifete Jahjaga nuk do të jetë e pranishme në Beograd për të folur në një promovim libri që ka të bëjë me gratë e dhunuara të Kosovës në luftën që e shkaktoi Serbia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jahjaga supozohej të merrte pjesë në promovimin e një libri në kuadër të Festivalit “Mirëdita Dobar Dan” por duket se kjo nuk do të ndodhë, mbështetur edhe në protestat që sot e dje kanë ndodhur në kryeqytetin serb pikërisht mbi lajmin në fjalë.

Gazetarja Sarandë Selimi nga Beogradi na jep lajmin se ish-presidentes i është ndaluar hyrja nga ana e shtetit serb.

Artistët nga Kosova, të cilët po qëndrojnë në Beograd për momentin janë në gjendje të sigurt dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim.