Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Problemi i parë i koalicioneve, numri i vëzhguesve në vendvotime

Mbi 5 mijë vëzhgues certifikoi PDK-ja në zgjedhjet e kaluara, po aq ka në plan të certifikojë edhe në zgjedhjet e 11 qershorit, ani pse është certifikuar si një subjekt i vetëm me 13 parti të tjera.

Por në një vendvotim, sado i madh që të jetë koalicioni, nuk mund të ketë më shumë sesa dy vëzhgues, por 4 do të mund t’i ketë në një qendër numërimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së nga PDK-ja, thotë se koalicioni që lidhi partia e tij do t’ia dalë të menaxhojë situatën me vëzhgues, pavarësisht numrit të vogël që do të ketë në një vendvotim, raporton KTV.

Por, në anën tjetër, deklarohet se PDK-ja nuk do ta zbresë numrin e vëzhguesve që pati në zgjedhjet e kaluara.

Në anën tjetër, Komisioni Qendror Zgjedhor është i bindur se nuk do të shkelen dispozitat ligjore të ligjit të zgjedhjeve në këtë aspekt.

Drejtoresha e Zyrës së Partive Politike në KQZ, Miradije Mavriqi, thotë se pavarësisht tendencave dhe numrit të madh të partive brenda një koalicioni, ata e njohin atë vetëm si një subjekt të vetëm politik.