Kadri Veseli qysh moti kishte nisur fushatën në terren me turin e dëgjimit e me të edhe kritikat, por i rezervuar të përmendte emra konkretë.
Me ta rrëzuar qeverinë përmes mocionit të opozitës me votat e PDK-së, Kadri Veseli doli me një video incizim, ku direkt e akuzoi partnerin e tij të para disa orësh, Isa Mustafën, për dështime në qeverisje, ani pse PDK-ja kishte në duar më shumë se gjysmën e ministrive, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKritikat ndaj LDK-së e Vetëvendosjes i vazhdoi edhe pasi hoqi dorë nga posti i kryeministrit, duke ia dorëzuar atë kundërshtarit politik, Ramush Haradinajt.
Një tjetër video e PDK-së doli me të nisur zyrtarisht fushata elektorale, ku në thumb janë LDK-ja e Vetëvendosja.
Sociologu Artan Krasniqi thotë se PDK-ja më shumë po orientohet në sulmet e oponentëve politikë sesa në promovim të kandidatit të tyre.
Ndërkohë, psikologu Dashamir Berxulli thotë se fushatat kanë për qëllim t’i prekin dy lloj emocionesh, entuziazmin e militantëve dhe nxitjen e frikës.