Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova dhe Zvicra nënshkruan marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale

Në Bern të Zvicrës delegacionet teknike të Kosovës dhe Zvicrës përfunduan negociatat dhe miratuan tekstin final të marrëveshjes bilaterale për sigurimet sociale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gjithashtu thuhet se grupet teknike harmonizuan marrëveshjen e përgjithshme, marrëveshjen administrative, si dhe formularët e nevojshëm që do të nevojiten për implementimin e kësaj marrëveshjeje, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me miratimin e sotëm të marrëveshjes i hapet rrugë kësaj marrëveshje që të kalojë procedurat tjera nëpër shtetet respektive deri në aprovimin final dhe fillimin e implementimit të saj. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të vazhdojë me ritëm të njëjtë të punojë që kjo marrëveshje sa më shpejtë të kalojë procedurat e nevojshme në Kosovë dhe të ratifikohet sa më shpejtë”, thuhet në komunikatë.

“Për dy vite punë arritëm të kthejmë besimin në institucionet e Kosovës dhe t’i ofrojmë zgjidhje një problemi mbi 5 vjeçar duke nënshkruar marrëveshjen e parë bilaterale në fushën e sigurimeve sociale për Republikën e Kosovës, dhe më e rëndësishmja t’u ofrojmë një mundësi mijëra bashkatdhetarëve tanë që kanë kontribuar në vazhdimësi në ndërtimin e Kosovës”, thuhet më tutje.