KFOR-i të enjten organizoi konferencë për Ditën e Perspektivës Gjinore të KFOR-it. U tha se KFOR-i synon mundësimin e një platforme për organizatat ndërkombëtare, organizatat joqeveritare, KFOR-in dhe NATO-n, si dhe organizatat e sigurisë të Kosovës, për të diskutuar tema të lidhura me çështjet gjinore me fokus në “Perspektivën gjinore në siguri” dhe “Gjeneratën e re të Kosovës”.
Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, tha se për herë të parë deri më sot po organizojnë një ngjarje jashtë kampit të tyre, e një gjë e tillë sipas tij shërben për tu lidhur edhe më shumë me shoqërinë kosovare, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Perspektiva gjinore, kjo është pjesa e tretë e cila është diçka që po mundohemi të shohim në fushën tonë dhe qëllimi jonë është që të krijojmë një forum ku institucionet e rëndësishme të jenë në gjendje të kuptojnë njëri-tjetrin, njohurinë e shoqërisë, kulturës, zakoneve. Kjo është shumë e rëndësishme për neve, barazia gjinore po bëhet shumë e rëndësishme dhe nëse aspektet e barazisë ligjore nuk merren parasysh atëherë mund të jenë si pengesë për të përmbushur misionin tonë”, u shpreh Fungo.
Komandantja e NATO-s, Michelle Howard, tha se nevojitet kurajo e madhe për të ndërmarrë hapa drejt barazisë gjinore.
Malala Yousafazi, sipas Howard, është shembulli më i mirë se çfarë një femër e re mund të arrijë, përderisa tha se edhe 15-të vjecarët e Kosovës kanë mundësi të tregojnë potencialin e tyre.
Howard tregoi edhe pjesë të historisë së shqiptarëve, përkatësisht, ajo përmendi rolin e motrave Qiriazi të cilat, që siç tha ajo, ishin shembull i kurajos me hapat që ato ndërmorën për të mundësuar shkollimin e rinisë shqiptare.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila nuk mundi të ishte e pranishme në konferencë, kishte gjetur mënyrën virtuale për të dhënë porositë e saj me rastin e kësaj dite.
Ajo përmes një videoje u shpreh se pa fuqizimin e rolit gruas në shoqëri dhe institucione nuk do të ketë barazi ligjore.
Jahjaga tha se në FSK ka pasur rritje prej 9 përqind, derisa theksoi se trendet negative të pjesëmarrjes të grave në forcat e sigurisë mund të jenë edhe për shkak të mentalitetit partiarkal që mbizotëron. Kurse tha se një sistem i drejtë gjinor tregon se duhet të ketë më shumë gra të përfshira në forca të sigurisë.
Igballe Rogova, drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, theksoi se po vërehet një trend i shfrytëzimit të grave nga liderët politik duke iu dhënë atyre hapësirë vetëm në kohë fushatash.
Ajo preku tema të ndjeshme të gjendjes së gruas në shoqërinë e Kosovës si dhe trajtimin që iu bëhet kategorive të ndryshme të grave.
Ndërkaq, për Rudinë Jakupin, hulumtuese nga KCSS, zhvillimi ekonomik është një ndër faktorët kyç për gjendjen e gruas sot. Ajo tha se edhe nga hulumtimet që ka bërë del se gratë dhe vajzat në Kosovë hasin vështirësi të shumta në tregun e punës sot.