Fermerët dhe grumbulluesit e qumështit përmes një proteste simbolike kanë shënuar ditën ndërkombëtare të qumështit, duke thënë se nuk po festohet dita e qumështit por po festohet dita e vajit të palmës.
Dhjetëra fermer me pamflete në duar “Vaji i palmës shkatërron shëndetin, na mbyll fermat”, “Fermerët kërkojnë mbrojtje nga shteti”, nga sheshi “Skënderbeu”, u bënë thirrje udhëheqësve të shtetit përkrahje për prodhimet e tyre, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSadik Bricori, nënkryetar i shoqatës së fermerëve të qumështit të Kosovës, tha se protesta simbolike ka qëllim që të kundërshtojnë importin e vajit të pallmës.
Sali Thaçi, fermer nga Komuna e Klinës, tha se sot janë në shesh për të treguar se janë kundër vajit të palmës, pasi ka shumë import të vajit të palmës.
Ndërsa, Ismet Nimani, tregon se kotë i mbanë 60 krerë lopë, pasi qumështi i tyre nuk mund të plasohet në treg. Për këtë arsye ai sot ka vendos që të protestojë e jo të festojë ditën ndërkombëtare të qumështit.