Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paralajmërohet ndryshim i projektit të magjistrales drejt Pejës

Banorëve dhe bizneseve që shtrihen në magjistralen që kalon nëpër fshatrat Qyshk dhe Pavlan u janë dashur vetëm pak minuta protestë që të binden për të mos e bllokuar rrugën dhe as punimet që po zhvillohen në këtë pjesë, raporton KTV.

Banorët dhe drejtuesit e bizneseve kanë arritur marrëveshje me ministrin e Infrastrukturës dhe kryetarin e Pejës që brenda 10 ditësh të dilet me zgjidhje sa u përket kërkesave të tyre për ndryshim të dizajnit të projektit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zgjerimi i rrugës në hyrje të Pejës është pjesë e projektit për zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Pejë.

Vlera e zgjerimit nga Klina deri në Pejë kap shifrën e 10 milionë eurove.