Numri i të vdekurve si pasojë e konsumimit të duhanit po rritet çdo vit. Për duhanin dhe pasojat e tij sot u diskutua në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Ditën Botërore pa Duhan.
Ibrahim Tërshnjaku nga Inspektorati Sanitar tha se ata kanë bërë përpjekje maksimale që të vejnë në zbatim Ligjin kundër Duhanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne si inspektorat asnjëherë nuk jemi dorëzuar dhe nuk do të dorëzohemi duke realizuar të gjitha aktivitetet të cilët do të jenë para nesh, të gjitha ato sfida të cilat për çdo ditë i shohim në teren me një strategji ndoshta krejt ndryshe do të realizojmë qëllimin më sublim, çështjen e zbatimit të ligjit për kontrollin e duhanit. Kjo sfidë nuk është vetëm në Kosovë në vendet e rajonit e tejkalon mos zbatueshmërinë e ligjit për kontrollin e duhanit, jam në rrjedha të plota me vendet e rajonit ato kalojnë dhe arrijnë deri në 39 përqindje të duhanpirjes ndërsa në Kosovë kemi një përqindje më të vogël të duhanpirjes”, tha ai, raporton KP.
Për dëmet dhe pasojat e duhanit ka folur drejtori ekzekutiv i IKSHP-së Naser Ramadani. Sipas tij, përveç pasojës në shëndet pirja e duhanit shkakton edhe pasoja negative në mirëqenie të popullatës.
“Duhanpirja është një rrënuese e shëndetit dhe përveç pasojave negative që jep në shëndet shkakton edhe pasoja negative edhe në mirëqenie të popullatës dhe më tepër edhe pasoja ekonomike dhe mjedisore. Në vitin 2013 Kosova ka miratuar ligjin për kontrollin e duhanit i cili ka pas efekte pozitive dhe këto tregojnë edhe vetë hulumtimet shkencore që janë bërë lidhur me duhanpirjen” , tha ai.
Drejtor i KADC-së, Shkumbin Spahija tha se në Kosovë duhanpirja është një dukuri normale dhe synimi kryesor i ligjeve dhe masave për kontrollin e duhanit është denormalizimi i kësaj dukurie.
“Sot në shoqërinë tonë, në vendin tonë duhanpirja është një dukuri normale e synimi kryesor i ligjeve dhe masave për kontrollin e duhanit është denormalizimi i kësaj dukurie duke e dermonalizuar këtë dukuri ne ju themi fëmijëve tanë që të konsumosh duhan është një gjë që nuk duhet të bëhet, një gjë që dëmton shëndetin, fatkeqësisht sot ngado që sillemi fëmijët tanë hasin në njerëz duke tymosur duhanin”, tha Spahija.