Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, përmes një postimi në Facebook ka rikujtuar se sot “partneri i deritanishëm i pushtetit të Kosovës në bisedimet e Brukselit” bën betimin si president i vendit tonë fqinj, Serbisë, dhe se teksti që do ta thotë përfshin edhe këtë fjali: “Betohem se do t'ia përkushtoj tërë fuqinë ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë edhe Kosovën e Metohinë si pjesë të veten përbërëse...”
Në vazhdim statusi i plotë i postimit të Surroit:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot jep betimin solemn Aleksandar Vuçiq, presidenti i ri i Serbisë dhe partneri i deritanishëm i pushtetit të Kosovës në bisedimet e Brukselit. Pas shtatë vjet bisedimesh, teksti i betimit të cilin do ta lexojë sot është ky:
“Betohem se do t'ia përkushtoj tërë fuqinë ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë edhe Kosovën e Metohinë si pjesë të veten përbërëse...”.