Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, zakonisht, përmes deklaratave kanë thënë se nuk i njohin simbolet e Kosovës. Njëjtë ka ndodhur në Kongresin e partisë së Behgjet Pacollit.
Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, dhe deputetja e ardhur nga AAK-ja, Donika Kadaj- Bujupi, nuk u ngritën në këmbë për të nderuar himnin e Kosovës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo e fundit, nuk kishte vepruar njëjtë vite më parë sa ishte pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje, ndërkaq, përdor simbolet e Republikës së Kosovës në momente të caktuara. Lidhur me ngjarjen e mbrëmshme, në Vetëvendosje nuk kanë pranuar të flasin.
Mirëpo, ky veprim i deputetëve të kësaj lëvizjeje, u kritikua ashpër nga analistë të ndryshëm.
Petrit Zogaj nga Lëvizja “FOL”, ka shkruar se “Visar Ymeri është një politikan bosh, i pakoncept dhe imitues i dobët i Liderit”.
Derisa zyrtarë të së njëjtës parti, në vazhdimësi, kanë mohuar ekzistimin e shtetit të Kosovës, ata brenda një viti marrin qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit.