Tri monografi ku dokumentohen krimet serbe në Kosovë ndaj popullsisë, trashëgimisë e arkivave janë publikuar nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, raporton KTV .
Drejtuesit e institutit kanë apeluar për fuqizimin me dëshmi për të zbardhur të vërtetën mbi krimet serbe në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë promovim sërish është përmendur padia për gjenocid ndaj Serbisë.
Ismet Salihu nga ky institut ka përgëzuar autorët për librat e tyre, dhe ka shfrytëzuar rastin për të përmendur rëndësinë e punës së Institutit, që funksionon si njësi e Ministrisë së Drejtësisë, duke apeluar për fuqizimin e tij.
Në anën tjetër, zëvendësministri i Drejtësisë, Munir Basha, ka thënë se Kosova do të shqyrtoj të gjithë mekanizmat e mundshëm, për dënimin e fajtorëve dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara, derisa ka përmendur edhe padinë për gjenocid për shtetin e Serbisë. Librat e promovuar me këtë rast janë
“Trashëgimia e shkatërruar në Kosovë – 1998-1999” e autorit Fejaz Drançolli, “Kundër Harresës – Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999” e autores Fitnete Ramosaj si dhe “Plaçkitja dhe Shkatërrimi i Fondit Arkivor të Kosovës nga Serbia, para dhe gjatë luftës” e autorit Baki Svirca.