Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje kërkon mbështetje financiare për fushatë nga qytetarët

2 ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale, Vetëvendosje ka kërkuar mbështetje financiare për fushatë nga qytetarët e Republikë së Kosovës, raporton KTV.

Nëpërmjet një spoti, Albulena Haxhiu dhe Shpend Ahmeti u bënë thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e asaj që ata e quajnë “fitore” të lëvizjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo mënyrë e financimit është e rregulluar me ligjin për financimin e partive politike në vend. Por ka disa kushte.

Partia duhet të ketë vetëm një llogari të veçantë, në të cilën personat fizikë mund të derdhin mjete deri në 2 mijë euro, ndërkaq ata juridikë deri në 10 mijë euro në vit. Subjekti Politik është i detyruar të mbajë shënime të sakta për prejardhjen, strukturimin dhe qarkullimin e shumave të mjeteve të mbledhura.

Këto janë të rregulluara me nenin 13 të këtij ligji. Por rrezik i kësaj forme të mbledhjes se mjeteve, sipas Shoqërisë Civile, është fakti se pas zgjedhjeve, partitë mund t’ua kthejnë nderin personave juridikë nëpërmjet tenderëve, edhe pse një gjë e tillë është e sanksionuar me nenin 12 të ligjit për financimin e subjekteve politike.