Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të shtunën e ka vizituar zëvendësrektori i Universitetit të Shkencave Mjekësore nga Stambolli, Prof. Dr. Sadrattin Pençe, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Më tutje thuhet se ai është pritur nga prorektorët, Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu, prorektor për buxhet, financa dhe infrastrukturë dhe Dr. Sc. Sadik Idrizi, Prorektor për Marrëdhënie me Jashtë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit mes dy universiteteve për hapjen e fakultetit të mjekësisë në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren. Përfaqësuesit e këtij universiteti nga Turqia shprehën gatishmëri për mbështetjen e UPZ-së financiarisht dhe me personel akademik në këtë kuadër”, thuhet në komunikatë.