Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve

Themelore në Prizren, Departamentit për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarës E.Z. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve nga neni 214 të KP-ës, njofton kumtesa prokuroriale, transmeton Koha.net.

aktakuzës, E.Z. më datë 08.06.2014, në kohë të pacaktuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, në cilësinë e personit zyrtar, kandidate për deputete nga një subjekt politik, kryen vepër të kundërligjshme me qëllim të ndikimit te votuesit në ushtrimin e të drejtës për të votuar në favor apo kundër një personi të caktuar. Në atë mënyrë që në listën e kandidatëve për tu zgjedhur nga subjekti politik ku ishte kandiduar figuron emri i saj ndërsa fotografinë në afishet dhe bilbordet e ka vendosur të motrës së saj, e cila në atë kohë ishte nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare. Me këto veprime e akuzuara ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve nga neni 214 të KP-ës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo