Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEK: Ujërat që shkarkohen nga Termocentralet në lumin Sitnicë nuk tejkalojnë parametrin e lejuar

Bazuar në legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës për ujërat sipërfaqësorë dhe shkarkimet në rrjetin e kanalizimit, KEK-u thotë se ujërat e shkarkuara nga TC-Kosova-A dhe TC-Kosova-B jashtë KEK-ut, janë në suaza të kritereve të lejuara te vlerës së PH-së dhe nuk shkaktojnë asnjë ndotje.

Ky reagim i Korporatës Energjetike të Kosovës vjen pasi dje, institucioni i Avokatit të Popullit, doli me një raport ku thoshte se derdhjet hidraulike të termocentraleve A dhe B të KEK-ut në lumin Sitnica janë të dëmshme pasi tejkalojnë parametrat e lejuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“KEK-u nuk është në dijeni me aktivitetin e Avokatit të Popullit dhe qëllimin e kësaj vizite e cila ishte e pakoordinuar me zyrtarët përgjegjës të kësaj fushe të cilët monitorimin e ujërave të shkarkuara nga KEK-u e bëjnë në vazhdimësi në mënyrë profesionale dhe gjendjen e raportojnë në institucionet relevante. Sidoqoftë, për hir të informimit të drejt të opinionit, jemi të obliguar që të sqarojmë se vendet e marrjes së mostrave të ujit (VM) të paraqitura nga Avokati Popullit nuk janë të qarta dhe të definuara dhe si të tilla nuk paraqesin realitetin e ujërave shkarkues nga KEK-u, në Lumin Sitnicë”, thotë KEK-u në reagim.

“Së pari e shohim të arsyeshme të sqarohet konfuzioni i parë gjeografik në deklaratën e Avokatit të Popullit. Ujërat nga zbrazjet hidraulike të hirit nga Termocentralet zbrazen në një impiant që gjendet në Mirash e jo në fshatin Dardhishtë! Më tej, në zonën e ndikimit të KEK-ut, veprojnë edhe kompani dhe operatorë të tjerë, prandaj edhe marrja e mostrave nuk dihet saktë ku është marrë dhe nga kush mund të jetë shkaktuar ndotja eventuale, natyrisht, nëse është e vërtetë”, thotë më tej KEK-u.

Për më tepër, thotë kjo Korporatë, bazuar në legjislacion (ligjin nr: 04/147 për ujërat e Kosovës dhe UA nr: 30/2014) për shkarkimet në ujërat sipërfaqësorë dhe shkarkimet në rrjetin e kanalizimit, KEK-u bënë monitorimin e rregullt të ujërave të shkarkuara nga aktivitetet vetanake duke analizuar parametrat fiziko-kimikedhe bakteriologjik të këtyre ujërave, përmes institucioneve të pavarura.

“Si rrjedhojë, monitorimi i ujërave shkarkues në TC-A analizohet në 5 VM, prej te cilave dy janë në Lumin-Sitnica. Ndërsa, ujërat shkarkuese nga TC-B analizohen në 7 VM prej te cilave dy janë në Lumin-Sitnice. Prandaj, ashtu siç mund të shihet edhe në TAB-1 (shih tabelën më poshtë), vlera e PH-së, e ujërave grumbulluese të cilat shkarkohen në Lumin Sitnicë nga dy termocentralet nuk kanë tejkaluar kriterin e paraparë sipas ligjit (UA, nr: 30/2014). Ndërsa, sa i përket ujërave që shkarkohen dhe grumbullohen në deponinë e hirit (e të cilat gjendet brenda KEK-ut dhe nuk janë paraparë për shkarkim jashtë) parametrat e PH-së nuk janë relevante për vlerësimin e ndotjes së mjedisit, sepse kjo deponi konsiderohet si impiant grumbullues dhe përpunues i ujërave teknologjikë që shkarkohen nga KEK-u”, thekson KEK-u në këtë reagim dërguar mediave.

Sidoqoftë, thotë KEK-u, nga analizat kimiko- fizike të bëra në mostrën e ujit të mostruar në Lumin Sitnicë (vend mostrimi: V1-Lismir), që ndodhet menjëherë pas deponisë së hirit, shihet qartë që nuk ka tejkalim të vlerës së PH-së, çka argumenton se nga baseni grumbullues i ujërave të deponisë së hirit nuk ka shkarkime të ujërave të ndotur në lumin Sitnicë.

Tab. 1. Analizat fiziko-kimike të ujërave të shkarkuara - TC A dhe TCB - Prill 2017:

Image

Tab.2. Koordinatat e vendmostrimeve të monitorimit të ujërave sipërfaqësorë dhe nëntoksorë -TCA -TCB - 2017:

Image