Zëvendësi i ministrit të Brendshëm të Kosovës, Millan Radojeviq deklaroi se Policia Kufitare e Kosovës nuk po i njeh dokumentet serbe, në disa pikëkalime kufitare, njoftojnë mediet e Beogradit, transmeton Koha.net.
Siç raporton korrespondenti i B92, nuk pranohen letërnjoftimet e lëshuara nga zyrat e atashuara policore, por as pasaportat me shenjën e Administratës Koordinuese si dhe lejet serbe të vozitjes të atyre qytetarëve që kanë Kosovën vendbanim të përhershëm (bëhet fjalë për dokumente të lëshuara nga strukturat paralele serbe – sqarim ynë).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRadojeviq citohet nga B92, transmeton Koha.net, se nga fundi i vitit të kaluar dhe fillimi i këtij muaji disa dhjetëra qytetarë me këso dokumentesh kanë bërë ankesa në Ministrinë e Brendshme të Kosovës meqë u është ndaluar hyrja ose dalja nga Kosova në drejtim të Serbisë (mediet e Beogradit vazhdimisht e shtojnë – qendrore, me tendencën se edhe Kosova është pjesë e Serbisë, sqarim ynë), por edhe në drejtim të Republikës së Maqedonisë.
Ai ka shtuar se ka kërkuar përgjigje nga policia në pyetjen se cila është baza ligjore për një vendim të tillë dhe se ka marrë përgjigje nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës i cili ka sqaruar se kjo është në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit mbi lëvizjen e lirë.