I nominuari për kryeministër nga koalicioni parazgjedhor LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, mbajti sot takim me gratë e Gjakovës.
Hoti tha se sot janë mbledhur në një takim në Gjakovë për të treguar përkushtimin që ky koalicion ka për shoqërinë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvdullah Hoti shpalosi katër shtyllat që kanë përpiluar për fuqizimin e femrës në shoqëri.
"Programi përbëhet prej 4 shtyllash. Ligjet e shkruara, që garantojnë të drejta të barabarta të grave në shoqëri; shtylla e dytë ka të bëjë me mbështetjen e grave përmes arsimit. Janë disa drejtime që janë suficit dhe ne do të kujdesemi që të rrisim numrin e vajzave përmes bursave në disa drejtime të veçanta; shtylla e tretë është mbështetja në shëndetësi dhe mbrojtja sociale. Ne parashohim që gratë lehona të marrin 12 muaj pushim me pagesë, të cilat do të paguhen me një fond të veçantë, duke mos e ngarkuar sektorin privat. Ne do të kemi kujdes edhe për viktimat e dhunës nga lufta si dhe viktimat e dhunës familjare. Për këto do të kujdesemi që të parandalojmë raste të tilla e jo vetëm të mbështesim viktimat; shtylla e katërt është subvencioni në bujqësi, për të mbështetur bizneset që zhvillohen nga gratë e kujdes të veçantë do të kenë gratë që janë kryefamiljare", u shpreh ai.
Edhe ikryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, tha se komuna e Gjakovës ka pasur një kujdes të veçantë për gratë viktima të dhunës në luftën e fundit në Kosovë.
Ajo më shumë foli për të arriturat që janë bërë në Komunën e Gjakovës prej se ajo është kryetare.
Siç tha ajo, Komuna e Gjakovës është duke aplikuar buxhetimin gjinor, me ç'rast intensivisht është punuar që në Gjakovë të përcaktohet një buxhet ndaj nevojave sensitive që kanë gratë dhe vajzat.