Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndër sfida të mediave online mbeten keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë mbajti sot, në Prishtinë, konferencën “Gjendjen e mediave online në Kosovë”.

Qëllimi i konferencës është të vlerësojë gjendjen e mediave online, e në veçanti të portaleve online, që veprojnë në Kosovë, bën të ditur KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Xhevahire Izmaku, kryetare e Komisionit për Media të Kuvendit tashmë të shpërndarë, tha se gjendja e mediave në Kosovë është në situatë shumë të vështirë. Sipas saj kodi etik në to është shumë periferik, derisa ka theksuar se ka përmbajtje të cilët lëndojnë shumë qytetarë .

Izmaku tha se ekzistojnë qindra portale të cilave nuk i dihen adresat dhe as pronarët ose kush i financon.

Izmaku po ashtu theksoi se ndër sfidat me të cilat përballen mediat janë gjuha e urrejtës dhe keqinformimi.

Imer Mushkolaj , kryesues i Bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, ka theksuar se mediat online në Kosovë janë lehtësisht të dallueshme se cilit pronar i përkasin në bazë të asaj se çfarë plasojnë. Mushkolaj tha se është me shumë rëndësi të diskutohet çështja e vërtetësisë dhe kuptimit të përmbajtjes së lajmeve, të cilat i konsumojmë çdo ditë.

Agron Bajrami kryeredaktor i ‘Kohës Ditore’ tha se lajmet e rrejshme janë lloj i përpjekjes që për qëllim kanë synimin politik.

Sipas tij, shumica e portaleve në Kosovë nuk janë mediume as në sensin teknik, meqë nuk kanë të punësuar as gazetarë, as redaktorë, e as lektorë.