Ministrja në detyrë e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, mori pjesë në seminarin e bashkë-organizuar nga Përfaqësimi i Komisionit Evropian në Suedi dhe Ministria e Jashtme e Suedisë.
Në këtë seminar, me temë Ballkani Perëndimor dhe integrimet në BE, ku të pranishëm ishin pjesëtarë nga shoqëria civile, kori diplomatik dhe përfaqësues institucionesh vendore e ndërkombëtare, Ahmetaj prezantoi progresin, sfidat dhe planet e Kosovës por edhe të Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimeve evropiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesëmarrës në këtë seminar ishin ministrat dhe zëvendësministrat e Punëve të Jashtme dhe të Integrimeve Evropiane nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (përveç Malit të Zi) dhe zyrtarët e lartë nga Komisioni Evropian në Bruksel.
Përveç diskutimeve dhe prezantimit në seminar, ministrja Ahmetaj pati takime me homologët nga rajoni, si dhe zhvilloi edhe një takim bilateral me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom e cila gjithashtu ishte nikoqire dhe pjesëmarrëse e seminarit.
Gjatë këtij takimi bilateral, ndër të tjera, u bisedua për përkrahjen e Suedisë për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Kryediplomatja suedeze Wallstrom e falëndero ministren e integrimeve Ahmetaj për pjesëmarrjen në seminar dhe kontributin gjatë punimeve”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Integrimeve.
Kjo është hera e dytë që organizohet një seminar i tillë me pjesëmarrje të ministrave nga Ballkani Perëndimor dhe u dakordua që në pjesën e dytë të vitit të organizohet sërish një i tillë me tema konkrete të bashkëpunimit të ndërshtetëror në rajon dhe me BE.