Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rriten asetet e sigurimeve me 6.1 për qind

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se sektori i sigurimeve, që përfaqëson rreth 3.0 për qind të gjithsej aseteve të sistemit financiar, në dhjetor 2016 shënoi rritje vjetore prej 6.1 për qind.

Një ndër kontribuuesit kryesorë në rritjen e aseteve të sektorit të sigurimeve, sipas raportit për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, ishte rritja e parave të gatshme të mbajtura në bankat komerciale, që ka pjesëmarrjen më të madhe në strukturën e aseteve të kompanive të sigurimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas këtij raporti, sigurimet jo-jetë, të cilat përfaqësojnë pjesën më të madhe të sektorit me 89.9 për qind të gjithsej aseteve, shënuan rritje vjetore prej 5.8 për qind. Ndërsa sigurimet ‘jetë’, që përbëjnë pjesën e mbetur të aseteve, shënuan rritje vjetore prej 8.3 për qind.

“Gjatë vitit 2016, vlera e primeve të shkruara nga kompanitë e sigurimeve arritën vlerën prej 83.5 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 4.4 për qind. Struktura e primeve të shkruara kryesohet nga primet e sigurimit jo-jetë të cilat përfaqësojnë 96.9 për qind të gjithsej primeve të shkruara. Vlera e realizuar e primeve të shkruara nga sigurimi jo-jetë arriti në 80.9 milionë euro në vitin 2016, që tregon për një rritje vjetore prej 4.7 për qind. Ndërsa, vlera e primeve të shkruara nga sigurimi jetë arriti vlerën 2.6 milionë euro, duke shënuar një rënie vjetore prej 3.7 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së.

Raportin e plotë të BQK-së për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, mund ta lexoni KËTU.