Komisioni Qendror Zgjedhor nuk është i gatshëm të marrë përsipër organizimin e zgjedhjeve i vetëm në gjithë territorin e Kosovës. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës deri më tani kanë trumbetuar se veriu është integruar dhe se autoriteti i Prishtinës zyrtare është shtrirë edhe në këtë pjesë të populluar me shumicë serbe.
Por nën arsyetimin se në veri siguria vazhdon të jetë e brishtë, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka kërkuar nga shefi i OSBE-s në Kosovë, Jan Braathu, që misioni të cilin ai e drejton të ofrojë përkrahje teknike, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrahasuar me zgjedhjet e vitit 2014, roli i OSBE-së do të konsistojë vetëm në dy aspekte.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur më 19 maj 2017, ka shqyrtuar dhe vlerësuar se nisur nga situata akoma e brishtë e sigurisë në katër komunat e Republikës së Kosovës, të kërkojmë nga Ju që në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017, misioni i juaj të ofrojë përkrahje teknike për institucionin tonë”, shkruan në letrën të cilën Daka ia ka adresuar shefit të OSBE-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.