Pas dështimit dy herë radhazi, të hënën ka arritur të mbahet seanca fillestare ndaj Murat Mehës, kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, dhe dy të tjerëve.
Për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pos Mehës, akuzohen edhe Ismet Kryeziu, drejtor i Drejtorisë Ligjore në Agjencinë Kadastrale, dhe Nemanja Spasiq, shef i Zyrës Kadastrale në Graçanicë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkuroria i akuzon ata për rastin e pronësisë së “Marigona Residence”.
Prokurori ka shtuar se Meha e Kryeziu e kanë obliguar Nemanja Spasiqin, shef i Zyrës Kadastrale në Graçanicë, që në pajtim me një mendim profesional i nxjerr në mënyrë të kundërligjshme, e që ia ka cenuar të dëmtuarës “Marigona Residence” barazinë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.
Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar se nuk e ndjejnë veten fajtorë.
Palëve u është dhënë kohë deri në fillim të korrikut për të paraqitur kundërshtimet për aktakuzën, para se Gjykata të vendosë nëse rasti shkon në shqyrtim kryesor apo jo.
Kjo aktakuzë ishte ngritur vitin e kaluar, por nuk ishte bërë publike nga Prokuroria, siç bën zakonisht në raste tjera.