Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AGK del me rekomandime për mediat për raportim për zgjedhjet e 11 qershorit

Me qëllim të raportimit të drejt dhe respektimit të standardeve profesionale, duke e ditur rëndësinë që kanë mediet gjatë fushatës si dhe në procese zgjedhore, pjesëmarrësit e takimit të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me datë 29 maj 2017, rekomandojnë si në vijim:

- Mediet të raportojnë në mënyrë të pavarur dhe profesionale

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

- Mediet të krijojnë hapësirë të njëjtë për të gjitha subjektet politike - koalicionet parazgjedhore

- Mediet të respektojnë Kodin Etik gjatë raportimit

- Mediet të fokusohen më shumë në verifikimin e informatave

- Mediet të bëjnë verifikim të shumëfishtë të informacioneve

- Mediet të kontaktojnë personat për të cilët shkruajnë

- Mediet të kenë kujdes me përdorimin e përmbajtjes së prodhuar nga palët e treta

- Mediet të kenë kujdes të posaçëm në rastet kur nëpër rrjete sociale qarkullojnë informacione të dyshimta

- Mediet të tentojnë të konfirmojnë gjithmonë informacionet që i pranojnë përmes rrjeteve sociale

- Mediet t'i shmangin informacionet që postohen nëpër web-faqe të dyshimta

- Mediet t'i shmangin informacionet që postohen nëpër web-faqe të afërta me subjekte politike

- Mediet t'i shmangin informacionet që mund të postohen nëpër profile të rrejshme në rrjete sociale

- Mediet të tentojnë të konfirmojnë tek autoritetet gjithmonë informacionet e dyshimta

- Mediet të shmangin mundësinë që të postojnë apo të huazojnë lajme të rreme

- Mediet të shmangin postimin e sondazheve apo në rast të publikimit të jepen të gjitha informatat se kush e ka realizuar, kush e ka financuar, sa persona janë anketuar dhe metodologjia e përdorur gjatë anketimit

- Mediet duhet të bëjnë presion për debat të barabartë të kandidatëve për kryeministër

- KPM të insistojë në disiplinimin e partive duke dalë me një vendim të qartë se minutazha e barabartë duhet t’u jepet koalicioneve e jo subjekteve politike

Respektimi i parimeve të lartcekura do të ndikojë në pasqyrimin e drejtë të fushatës dhe zgjedhjeve të 11 qershorit si dhe do të ketë ndikim të drejtpërdrejt në ngritjen e besueshmërisë së qytetarëve në raport me mediet. Raportimi i drejt dhe profesional arrihet vetëm përmes verifikimit të informacioneve dhe respektimit të plotë të Kodit Etik.