Demokracia Plus (D+) dhe “Çohu” do të monitorojnë shpenzimet e partive politike për fushatën zgjedhore 31 maj – 9 qershor.
Qëllimi i këtij monitorimi është identifikimi i shpenzimeve dhe burimeve të donacioneve të cilat partitë politike i marrin nga kompani private dhe individë në formë të parave të gatshme apo shërbime në natyrë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPartitë politike obligohen me ligj t’i deklarojnë të gjitha këto donacione, por ky detyrim ligjor nuk respektohet në tërësi në shumë raste, raporton KP.
Përveç donacioneve, partitë politike e financojnë fushatën e tyre zgjedhore përmes fondit për demokratizim, të cilin e ndanë Kuvendi i Kosovës në shumën prej 4.2 milionë euro në vit.
Monitoruesit janë angazhuar për të përcjellë shpenzimet e partive politike në tubime zgjedhore, reklama në televizione, gazeta dhe portale, materiale promovuese (billborde, postera, fletushka, flamuj).
Gjithashtu, në kuadër të këtij monitorimi do të përcillet edhe përdorimi i veturave zyrtare dhe pjesëmarrja e shërbyesve civil dhe punëtorëve të tjerë të administratës shtetërore.
Si rezultat i këtij monitorimi D+ dhe Çohu! do të hartojnë dhe publikojnë raporte në lidhje me harxhimet e secilit subjekt politik dhe më pastaj të njëjtat do të krahasohen me shpenzimet e deklaruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Ndryshe, D+ dhe Çohu! do të përdorin metodologjinë e “Open Society Foundation” për monitorimin e financave në fushatë zgjedhore. Kjo iniciativë është përkrahur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).