Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha sot në Podujevë se ka ardhur koha për fitoren e Fillimit të Ri edhe në Llap.
Veseli theksoi se pas 11 qershorit dëshirojnë që Kosovës t’i hapet një perspektivë e re me zhvillim ekonomik. Kreu i PDK-së ripërsëriti se orientimi kryesor i Fillimit të Ri do që jetë tërësisht në zhvillimin ekonomik, në përkrahjen e bizneseve, krijimin e vendeve të punës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa theksoi se do të dyfishohet buxheti në bujqësi nga 60 sa është tani në 120 milionë euro. Fuqizimi i grave dhe të rinjve, Veseli shtoi se do të jetë prioritet tjetër i tyre, shkruan KP.
Ndërsa tha se nuk mund të ndërtohet e ardhmja pa respektuar pensionistët, të cilëve do t’iu rritet pensioni për 25 për qind por edhe rehabilitimin e tyre pasi sipas tij kanë lënë jetën duke punuar.
Veseli u ka kërkuar ish luftëtarëve që të punojnë me përkushtimin sikurse në luftë por tani në ekonomi dhe zhvillim ekonomik. Veseli shtoi se Kosovës i duhet një lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë. Lideri i PDK-së gjatë tubimit në Podujevë tha se Llapi është i vetmi vend që ka heroin e gjallë, Adem Demaçi.