Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të hënën në Vushtrri se njerëzit e LDK-së nuk janë frikacakë, sepse ata i frikësohen vetëm ligjit dhe Zotit, njofton kumtesa partiake.
“Dikush nga oponentët tanë politikë thotë se këta të LDK-së janë frikacakë. E vetmja gjë që i frikësohen njerëzit e LDK-së janë ligji dhe Zoti. Fitorja jonë do të jetë më e madhja që është arritur ndonjëherë në Kosovë. Ju ftoj të bisedoni me çdo qytetar, t’u tregojmë kush jemi ne, çfarë përfaqësojmë ne. Lista jonë është përbërë me njerëzit më profesionalë”, ka thënë Hoti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se më 11 qershor duhet të ndodhë një kthesë e madhe. “Ose të shkojmë në BE, të luftojmë krimin e organizuar, ose të vendosim të qëndrojmë kështu siç kemi qenë deri tash. Unë po e shoh që disponimi për ndryshim është shumë i madh, prandaj duhet të punojmë për ta bërë Kosovën ashtu siç e dëshirojnë qytetarët tanë. Jemi bërë të gjithë bashkë brezi i Republikës që ta çojmë vendin përpara, pasi që kemi bërë një plan të jashtëzakonshëm”, ka thënë kandidati për kryeministër.
Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri, Hysni Gërguri, ka thënë se Kosova meriton qeverisje të mirë, të pastër dhe me njerëz të pakorruptuar.