Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bordi i Medias në Shqipëri kërkon gjoba për operatorët që shkelin ligjin

Tre anëtarë të Bordit të Monitorimit të Medias (BMM), konkretisht, Basir Çollaku, Artan Cena, Rexhep Polisi propozojnë ndëshkimin me 1 milion lekë gjobë për operatorët Top Channel, TV Klan, Vizion Plus, ABC News, News24 dhe OraNews, për transmetime të reklamave të disa institucioneve shtetërore, që janë të ndaluara me ligj.

Sipas një njoftimi për shtyp, ligji i ndryshuar për “Për mediat audiovizive”, ndalon transmetimin e reklamave të prodhuara, financuara apo paguara nga institucionet shtetërore apo çdo ent shtetëror apo publik për periudhën tre muaj përpara datës së zgjedhjeve, me përjashtim të atyre që shërbejnë për informimin e zgjedhësve, sipas përcaktimeve ligjore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, operatori Vizion Plus gjobitet me 3 milionë e gjysmë lekë, ndërsa operatorët ABC News, News 24 dhe Ora News me 2 milionë lekë për transmetim të reklamave në orarin e ndaluar dhe ne shkelje të Kodit Zgjedhor.