Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Biseda të përgjuara për skenarin serb në Maqedoni, protagonisti edhe “analisti” Llazanski

Shërbimi i Sigurisë i Maqedonisë DSK ka përgjuar bisedat telefonike të agjentit të shërbimit sekret BIA, Goran Zhivaljeviq i deleguar në Maqedoni, i cili natën e përgjakshme të 27 prillit ishte i pranishëm në Kuvend, bën të ditur portali serb Krik.

Siç mësohet nga ky portal, bisedat e Zhivaljeviqit janë bërë me gazetarin dhe deputetin e SNS Miroslav Llazanski dhe liderin e Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq, transmeton INA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këto bisedime qartësohet se ata kanë bashkëpunuar shumë mirë dhe vazhdimisht kanë qenë në komunikim. Njëri prej tyre ka lobuar që Llazanski të takohet me Gruevskin dhe pas kësaj vjen një tekst patriotik i këtij gazetari të luftës, që ishte pjesë e krimeve serbe në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë. Shkrimi i tij ishte se Maqedonia rrezikohet nga shqiptarët. Sipas Krik, prania e këtij agjenti në Maqedoni kishte për qëllim destabilizimin e vendit, ndërsa ai bashkëvepronte me Stoilkoviqin, që ishte pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE.