Tri komunat e Luginës së Preshevës e kanë të garantuar të drejtën e bashkëpunimit me Prishtinën e Tiranën dhe këtë të drejtë askush nuk mund t’ua marrë, thotë Shaip Kamberi.
“Nuk është hera e parë që në Serbi ngrihen tensione e shtrëngata kur bëhet fjalë për shqiptarët dhe të drejtat e tyre, bëhen përpjekje që artificialisht të krijohet problemi vetëm e vetëm që shqiptarët dhe kërkesat e tyre legjitime ndaj Beogradit të diskreditohen, ka thënë kryetari komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të gjithë sajojnë rrëfimin se kryetar i Jonuz Musliut është Edi Rama, e askush nuk thotë se njësoj, edhe myslimanët e edhe a ata që protestojnë në Beograd nuk e konsiderojnë Aleksandar Vuçiqin kryetar të vetin”, ka thënë për gazetën “politika” të Beogradit Kamberi.
Ai ka theksuar se prioriteti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës është që ta bindin pushtetin në Beograd që të vazhdojë dialogu për “Planin në shtatë pika”, i cili është shumë i rëndësishëm për stabilitetin në rajon.
Kamberi ka thënë se tri komunat e Luginës së Preshevës e kanë të garantuar të drejtën e bashkëpunimit me Prishtinën e Tiranën dhe këtë të drejtë askush nuk mund t’ua marrë.
“Përpjekjet e mia në kuadër të këtij aktiviteti është t’i bind Prishtinën e Tiranën të jenë të pranishme përmes projekteve t ndryshme konkrete, sepse përkrahja deklarative nuk mjafton më”, ka vlerësuar në fund Kamberi.